Shkodër | Aksidenti me motorr i merr jetën 22 vjecarit

Saturday, January 17, 2026

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola”, të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur, tek kryqëzimi i shkollës Pyjore, ku automjeti tip Benz me targa MA 0406 B, e drejtuar nga Fran Rrukaj, 60 vjeç, banues në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe, është përplasur me një motor tip Suzuki, me targa SH 227 E, i cili drejtohej Frenkin Arra, 22 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” të këtij qyteti. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se përplasja ka qenë fatale për 22 vjeçarin Arra, ndërsa është plagosur edhe pasagjeri që ndodhej në motorr, një 20 vjeçar me iniciale N.G, por dëmtimet e marra prej tij, nuk i kanë krijuar probleme për jetën. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, nga ana e uniformave blu të qytetit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 60 vjeçarit Rrukaj. Sipas policisë, i arrestuari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa mendohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -