Shitet vila e Playboy, e blen komshiu për 100 milionë dollarë

Vila e famshme Playboy tashmë ka një pronar të ri, vetëm pak muaj pasi u vu në shitje për rreth 200 milionë dollarë.
“Konfirmojmë se vila Playboy është në procedurë shitjeje me të interesuarin, Daren Metropoulos. Por nuk mund të japim asnjë specifikë se si do të mbyllet blerja”, kanë thënë burime nga Playboy.
Ndërkohë që cmimi nuk është konfirmuar, burime të shumta thonë se janë ofruar më shumë se 100 milionë dollarë.
Ndërkohë mësohet se Hugh Hefner do të vijojë të jetojë në vilë, deri në ndarjen e tij nga jeta.
Vila ka 29 dhoma, një dhomë kinema, pishinë si dhe një shtëpi tjetër të vogël me katër dhoma, për të ftuarit.

Advertisement