Një diamant i rrallë ngjyrë rozë është shitur 50.3 milionë dollarë në ankand, një çmim rekord.
Dikur pronë e familjes Oppenheimer, që ka pasur në zotërim kompaninë e minierave De Beers, diamanti konsiderohet si një ndër më të jashtëzakonshmit në botë. Është gati 19 karat, thotë kreu i Departamentit Ndërkombëtar të Bizhuterive të Christie’s, Rahul Kadakia, dhe më rozë se kaq nuk mund të bëhet.
Diamanti ishte vlerësuar ndërmjet 30 deri në 50 milionë dollarë përpara shitjes dhe është blerë pas vetëm 5 minutash pas fillimit të ofertave. Pronarët e rinj i kanë vendosur atij edhe emrin e tyre, duke e quajtur tashmë Winston Pink Legacy.


