Shitet apartamenti i Sarah Jessica Parker (FOTO)

Apartamenti ekstravagant i Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick në Manhattan, më në fund është shitur pas tre vitesh në treg.
Pasi cifti i uli drastikisht cmimin, apartamenti prej më shumë se 600 metër katror u shit për rreth 19.95 milionë dollarë.
Cmimi fillestar ishte mbi 24 milionë dollarë (2012) ndërsa më vit më parë ata e kishin blerë për 18.995 milionë dollarë.
Në Shtator ata vendosën ta ulnin cmimin në 22 milionë dollarë, por me sa duket as kështu nuk i tërhoqën blerësit.
Apartamenti ka pesë dhoma, 8 banjo, një kopësht me kate, një dhomë ndenjeje dhe një oxhak të gdhendur me dorë.
Aktorja 50 vjecare dhe bashkëshorti i saj nuk kanë jetuar kurrë në këtë shtëpi e cila me sa duket ka qenë thjesht një investim.

Advertisement