Dikush u zgjua dhe mendoi se ishte dita perfekte për të goditur me vezë mbretin Charles dhe Camilla-n. Sipas Associated Pressm incidenti ndodhi teksa çifti kalonte mes një turme njerëzish në York. Një burrë i panjohur, i goditi me vezë, që fatmirësisht nuk përfundoi në kokën e asnjërit prej tyre.
Më qartë, e tregon videoja që brenda pak kohe, u bë virale:
A man has been detained after throwing eggs at King Charles and Queen Consort Camilla in York. pic.twitter.com/NuoEJPtjkv
— Pop Crave (@PopCrave) November 9, 2022
I panjohuri, arriti të kapej nga autoritetet, por sërish këmbëngulte në revoltën e tij duke thënë se “ky vend është ndërtuar nga gjaku i skllevërve”. Ndërkohë që njerëzit e tjerë bërtisnin njëzëri “turp të të vijë” dhe “Zoti e ruajtë Mbretin”.
Dëshmitarë për BBC tregojnë se “po shijonin” ardhjen e dyshes mbretërore derisa panë papritur vezë që fluturonin dhe sipas tyre, ishin 5 të tilla.
Sidoqoftë, mbreti dhe gruaja e tij e përballuan me shumë sukses përpjekjen për t’u goditur me vezë. Përshëndetën me shumë mirësjellje turmën!