Blac Chyna ka ndarë me fansat e saj “foton” e parë të fëmijës së saj.
Chyna ka publikuar në rrjete sociale ekon e parë të fëmijës që pret me Rob Kardashian.
Ajo e ka shoqëruar foton me një shkrim dedikuar shtatzënisë së saj dhe lumturisë që po përjeton me Rob. Blac Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela ëhite, shkruan: “Për një kohë të gjatë ndihesha sikur King (djali që ka me Tyga-n) do të ishte fëmija im i vetëm dhe se do të ishte bekimi im i vetëm e se do të jetoja vetëm me të përgjithmonë. Por jo! Shikoni ç’bën Zoti: jam e fejuar dhe gati për t’u martuar me njeriun më të mirë që njoh dhe që na do edhe mua, edhe King-un pa kushte”.
Chyna dhe Kardashian deklaruan fejesën e tyre në muajin prill të këtij viti dhe premtojnë që shumë shpejt do të ketë një dasmë. Ndërkohë lajmi për shtatëzaninë e Blac u bë publik nëpërmjet Instagram-it në fillim të këtij muaji.

Advertisement