Ka përfunduar traileri i shumëpritur i “Melancholia”, film nga Lars von Trier dhe tani është gati për t'u shfaqur në Festivalin e Filmit në Kanë. Nga imazhet e para premtojnë të mos zhgënjejnë, duke filluar me të bukurën Kirsten nudo. Kirsten në trailerin e filmit shfaqet e zhveshur e shtrirë në pyje, por fansat do t'a shohin trupin e saj që të lë pa frymë edhe në skena të tjera nudo, si psh. në momentin kur shpëtohet nga motra e saj Gainsbourg. Filmi fantastiko-shkencor tregon historinë e dy motrave të cilat do të përballen me problemin e një meteori që po i afrohet Tokës. “Është një film i bukur që flet për fundin e botës”,- ka thënë shkrimtari dhe regjizori danez Lars von Trier, i cili ka punuar me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh. Për t'ju shuar kureshtjen hidhini një sy vetë trailerit te filmit MELANCHOLIA¨.


