Këngëtari i njohur Yll Limani ka shpallur anulimin e koncertit të tij të planifikuar për këtë natë në Shëngjin, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë këtë destinacion turistik.

Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt”.

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. Në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era.