Shehu: Peshkopia, Sohodolli dhe Maqellara, qendra urbane të Dibrës

Kandidati për kryebashkiak të Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të Peshkopisë, Sohodollit dhe Maqellarës, të cilat do të kthehen në tri qendra urbane të Dibrës. Këtë ka theksuar kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu në takimet me banorë të  Sohodollit dhe Majtarës. “Për Sohodollin që është një qendër e madhe e Dibrës së Vogël, po të themi dhe për Maqellarën që është një qendër e madhe e Dibrës së Madhe unë kam një projekt të veçantë. Maqellara dhe Sohodolli do të bëhen dy qendrat urbane të Bashkisë Dibër,”- u shpreh zoti Shehu. Infrastruktura rrugore do të jetë prioritet i punës së zotit Shehu. Projektet janë gati për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat, por qeveria nuk i ka dhënë asnjë lek për Dibrën, theksoi kandidati Sherefedin  Shehu. “600 milionë euro në vit ështe  buxheti për investime i Shqipërisë. Në dibër nuk keni parë as një euro, përveç bulevardit dhe ai projekt është i barabartë me 40 rrugë Majtare. Gjysma e lekëve atje nuk investohen, gjysma e lekëve atje shkojnë për të vjedh vota,”- tha Sherefedin Shehu. Duke vlerësuar kontributin e Sherefedin Shehut për Rrugën e Arbrit  deputeti Flamur Noka tha se Rama e bllokoi investimin sepse kërkonte ryshfet nga firma kineze. Kjo rrugë u nis nga Partia Demokratike dhe do të ndërtohet nga Partia Demokratike.

Advertisement