SHBA – Zoellick paralajmëron katastrofë humanitare

Duke folur në fund të takimit të BB-së Robert Zoellick u bëri thirrje vëndeve të pasura të bëjnë më shumë për të ndalur varfërinë. Sipas Bankës Botërore, 50 milionë njerëz më shumë rrezikojnë të kalojnë në varfëri ekstreme. “Bota po përballet me një krizë të paprecedentë, që më shumë do ta vuajnë të varfrit dhe ne duhet të vazhdojmë të veprojmë në kohë për të parandaluar një katastrofë humanitare”, tha Zoellick, që ka kërkuar të shohë më shumë ndihma për të rrezikuarit. Ai shtoi se askush nuk e di se për sa kohë do të zgjasë recesioni. Në një deklaratë të përbashkët BB dhe FMN kërkuan nga donatorët të përshpejtojnë dërgimin e ndihmave.

Advertisement