SHBA – Zgjerimi i talebanëve është shqetësues

“Këto zhvillimet e fundit na shqetësojnë. Por ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë pakistaneze për të luftuar talebanët dhe ekstremistët e tjerë që shkelin apo operojnë në Pakistan dhe në Afganistan”. Talebanët e luginës së Swatit, në veriperëndim të Pakistanit vazhdojnë të fitojnë terren në një zonë fqinje, rreth 100 kilometra larg Islamabadit, duke shkelur një marrëveshje të fundit paqeje me qeverinë, shumë të kritikuar në kryeqytetet perëndimore.

Advertisement