Edhe një prej ikonave më të dashur të Amerikës, Mohammed Ali, ishte gjithashtu i pranishëm, megjithëse i ulur në një karrocë dhe në pamundësi për të folur. “Shpresë për Haitin” ishte një emision televiziv telefonatash i pashembullt edhe me lidhje nga Londra. Në të morën pjesë këngëtarë të njohur si Madonna, Bruce Springsteen, Sting, Stevie Uonder, Beyoncé, Jennifer Hudson, Mary J. Blige, Shakira, Coldplay, Alicia Keys, Dave Mattheus, Justin Timberlake, Jay-Z, Rihanna, Taylor Suift. Maratona televizive u hap nga George Clooney, në Los Anxhelos dhe këngëtari haitian Uyclef Jean. Nga Nju York-u, shfaqja u drejtua nga gazetari Anderson Cooper i CNN, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Haiti me gazetarë dhe mjekun Sajay Gupta. Në këtë maratonë televizive prej dy orësh janë përfshirë dhe aktoret më të famshëm të Hollivudit, si Julia Roberts, Nicole Kidman, Meg Ryan, Meryl Streep, Clint Eastuood, Morgan Freeman, Denzel Uashington, Leonardo Di Caprio, Brad Pitt, Tom Hanks, Laurence Fishburne, Uill Smith, Ben Stiller, Samuel L. Jackson, Andy Garcia , Matt Damon, Billy Crystal dhe dhjetëra të tjerë. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i dërguari i posaçëm i SHBA në Haiti, ka ftuar personalisht shikuesit për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Sipas organizatorëve, ishte mbrëmja televizive me përhapjen dhe popullaritetin më të madh. Nisma për një maratonë të këtij lloji u ideua nga George Clooney (i cili dhuroi për Haitin 1 milion dollarë).