SHBA | Tetë të vdekur si pasojë e tornadove

alt

Tre persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që përfshinë rrugët në veri-perëndim të shtetit, ndërsa dy të tjerë në një qytezë të vogël, të goditur nga tornadot. Ndërkohë në Misuri, 17 mijë banorë shpresojnë në vendosjen e argjinaturave për parandalimin e përmbytjeve të tjera. Prej disa javësh stuhitë po godasin dhunshëm shtetet nëpër rajonin qendror dhe më shumë shira pritet të bien në ditët e ardhshme. Vetëm natën e së hënës janë raportuar një dyzinë tornadosh që kanë goditur Teksasin dhe Arkansasin. Në lindje të Teksasit dëmet më të mëdha raportohet të jenë në Kontenë Huston, ku në disa zona ka edhe mungesë të energjisë elektrike.

Advertisement