SHBA – Të hapur për bisedime me Iranin

Por në të njëjtën kohë, ato kanë filluar edhe diskutimet me aleatët për presione dhe sanksione të reja ndaj Teheranit në rast se ai nuk respekton kushtet e ndërkombëtarëve. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton sipas të cilës qëllimi i Uashingtonit është që t’i bëjë presion Teheranit dhe dhe Gardës Revolucionare, forcës më të madhe iraniane ushtarake, që ta frenojnë programin bërthamor. Ndërkaq, ajo ka vlerësuar se duhet ditur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan të ndërmarrin hapa që do t’i dëmtonin iranianët e thjeshtë.

Advertisement