SHBA-të kanë kërkuar nga Sudani të tërheqë vedimin për dëbimin e 13 punonjësve humanitarë ndërkombëtarë, por i dërguari sudanez ka deklaruar se Kartumi nuk do të ndryshojë vendimin. Sudani ka urdhëruar organizatat humanitare ta braktisin Darfurin, duke i akuzuar se kanë ndihmuar në hetimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka dhënë urdhër për arrestimin e presidentit sudanez, Omar Al Bashir, i akuzuar për krime lufte në Darfur.