Bëhet fjalë për një burg në Ilinois, ku parashikohet që të dërgohet një numër i kufizuar të paraburgosurish nga burgu famëkeq ushtarak. Bëhet fjalë për në Qendrën Korektuese Thomson ku do të vendosen të burgosurit federalë dhe një numër i kufizuar i të burgosurve nga Guantanamo. Ky përbën një nga hapat e parë konkretë të ndërmarrë nga administrata Obama për të zhdukur këtë burg, i cili përbënte edhe një nga premtimet kryesore të fushatës së tij dhe muajve të parë të qeverisjes.


