Lajmi bëhet me dije nga burime pranë delegacionit shqiptar të pranishëm në OKB, të cilat pohojnë se kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner. Gjatë takimit Berisha-Sarkozi, biseda u përqendrua tërësisht në vizitën e presidentit francez në Shqipëri. Në këtë kontekst, bëhet me dije se presidenti Sarkozi i rikonfirmoi kryeministrit Berisha dëshirën dhe vendimin e tij për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen, duke u shprehur se për të është një kënaqësi e madhe. Ndërkaq, mësohet se gjatë ditës së sotme, në kuadrin e punimeve të takimit “Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit”, në selinë e Kombeve të Bashkuara kryeministri Berisha u takua me personalitete të tjera botërorë si ai me kryeministrin belg Yves Leterme, kryeministrin bullgar Boyko Borissov, kryeministrin e Portugalisë Jose Socrates dhe me kryeministren e Bangladeshit.