Komisioni i Senatit amerikan për Financat mbështeti emërimin e ish-kryebashkiakut të Dallasit, Ron Kirk në postin e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë duke i hapur rruge votimit të kandidaturës së tij në Senat. Aprovimi i emërimit të Ron Kirk nga Senati do të bënte të mundur plotësimin e postit të fundit vakant në kabinetin e presidentit Barak Obama. Kirk pritet të marrë konfirmimin e Senatit edhe pse procesi i verifikimit nga Komisioni i Financave zbardhi një sërë gabimesh lidhur me pagimin e taksave, që do ta detyrojë atë të paguajë afro 10,000 dollarë.