SHBA – Republikanët fitojnë dy poste guvernatori

Republikanët kanë konsideruar se këto zgjedhje të lënë të kuptosh se Partia Demokrate do të ketë probleme në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm që zhvillohen në të gjitha shtetet për Kongresin Amerikan. Konkretisht, amerikanët dje votuan për fitoren e republikanit Bob McDonnel në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias, kundër kundështarit demokrat Kreig Dids duke u bërë guvernatori i parë republikan i Virxhinias në tetë vjet. Ndërsa në Nju Xhersi, ka fituar republikani Kris Kristi, i cili do të bëhet guvernatori i parë republikan në Nju Xhersi në 12 vjet.

Advertisement