“Do të jetë një transformim me dimensione që nuk janë parë që nga kohët e Depresionit të Madh”, ka deklaruar Obama. Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka sqaruar gjithashtu se organizmi i ri do të veprojë në mbrojtje të konsumatorëve dhe do të ketë kompetencën për të vendosur rregulla mbi kreditë. Më tej presidenti i ka kërkuar Kongresit që t’i japë më shumë fuqi Federal Reserve, për të kontrolluar nga afër tregjet dhe për të shmangur përsëritjen e krizave.