Në një reagim në rrjetin social Tëitter Rama e vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin, duke u shprehur jo vetëm i kënaqur, por dhe i frymëzuar nga diskutimet me zyrtarin amerikan të Departamentit të Shtetit. Sipas Ramës, takimi me Riker ishte një tjetër gur themeli në murin e miqësisë shqiptaro-amerikane. Ndërkohë kryesocialisti theksoi se Riker i premtoi bashkëpunim për të çuar përpara proceset integruese të Shqipërisë. Kryetari i PS-së, në krye të një një delegacioni, ndodhet prej disa ditësh në SHBA për një vizitë zyrtare.