SHBA – Presidenti Sejdiu falenderon presidentin Obama për mbështetjen

Zyra për informim e presidentit Sejdiut njoftoi se ai e ka falënderuar presidentin Obama për mbështetjen e deritashme që SHBA i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës. Sejdiu ka shprehur edhe besimin se marrëdhëniet e veçanta mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve do të forcohen edhe më tutje, thuhet në komunikatën e zyrës për informim. Në pritje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit dhe njoftohet se Sejdiu zhvilloi takime edhe me këshilltarin e presidentit Obama për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons si dhe me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë Filip Gordon.

Advertisement