SHBA – Po monitorohen rastet e gripit të derrave

“Kjo sigurisht është një arsye për t’u shqetësuar dhe kërkon një gjendje gadishmërie tepër të lartë. Por nuk ka arsye për t’u alarmuar”, deklaroi Obama gjatë një takimi në Akademinë Kombëtare të Shkencave. SHBA-ja ka shpallur dje gjëndjen emergjente të shëndetit publik pas zbulimit të 20 rasteve të infektuara me virusin e gripit të derrave. Presidenti Obama gjithashtu ka vendosur të caktojë 3% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto të SHBA-ve për kërkime shkencore për gripin. Ndërkohë që në Meksikë gripi ka shkaktuar me tepër se 100 të vdekur në SHBA ende nuk ka patur viktima.

Advertisement