SHBA – Permbytje si pasoje e ngritjes s e nivelit te ujerave ne Red River

Qindra banorë në Dakotën e Veriut dhe Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë larguar nga shtëpitë e tyre sot ndërsa ujërat e rrëmbyeshëm të Red River arritën nivelin e tyre më të lartë pas 112 vjetësh. Niveli i ujërave të lumit sot në qytetin Fargo arriti në 12.2 metra, rekord që ishte regjistruar në vitin 1897. “E vlerësuar në terma të katastrofave natyrore që mund të godasin këtë vend, përmbytjet aktuale janë më të rëndat”, deklaroi sekretari amerikan për Bujqësinë, Tom Vilsack. Zyrtaret kane kerkuar edhe evakuimin e banoreve ne zonen fqinje Moorhead. Pervec 900 rojeve te pranishme jane derguar dhe 800 te tjera per te monitoruar digat. Sipas eksperteve, niveli i ujit eshte shkaktuar nga dimri shume i ftohte i pazakonte, shkrirja e menjehershme e debores dhe shirat e rrembyeshem. Sinoptikanet parashikojne reshje te tjera, qe mund te perkeqesojne situaten dhe te shkaktojne permbytje.
Advertisement