SHBA – Përkujtohet Dita Botërore e Popullsisë. OKB, në 2050 popullësia 9,1 miliardë persona

Sipas tyre, deri në këtë vit, bota do të arrijë deri në 9,1 miliardë persona, por në rastin më optimal mund të jetë edhe 11 miliardë, ose më e pakta e mundshme parashikohet të jetë shifra prej 8 miliardë persona. Ndërkaq, zv/shefi i sektorit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë Thomas Büttner, sqaron se shifra prej 9,1 miliardë njerëzish është më e mundshmja për vitin 2050 sepse sipas tij kjo vlerë e mesme e përllogaritur nga OKB bazohet në rënien mesatare të natalitetit në vendet në zhvillim. Ndërkaq, parashikohet që 49 vendet më të pazhvilluara të botës popullsia do të dyfishohet. Po ashtu, në masë të madhe do të shtohet edhe numri i banorëve të Indisë. Me 1,6 miliardë banorë India jo vetëm do t’ia kalojë Kinës si vendi me popullsinë më të madhe në botë, por do të jetë edhe një ndër rajonet më të populluara të botës. Konkluzioni i këtyre përllogaritjeve është që popullsia e botës do të vazhdojë të rritet, por me hapa më të ulët se deri tani dhe se vendet e industrializuara do të kenë moshë të lartë të popullsisë së tyre.

Advertisement