SHBA – Përcillet për në banesën e fundit senatori Kenedi

Ceremonia mortore është caktuar të zhvillohet në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në afërsi të Uashingtonit sot pas dy ditësh nderime dhe homazhi që i janë bërë këtij personaliteti të lartë të politikës amerikane. Trupi i tij është vendosur në muzeumin “Kenedi” në Boston, që mban emrin e vëllait të Senatorit, presidentit të vrarë, Xhon Kenedi. Personeli i zyrës së Senatorit llogarit se rreth 25 mijë njerëz kaluan pranë arkivolit të mbuluar me flamurin amerikan. Bëhet e ditur se gjatë ceremonisë së sotme të funeralit, do të jetë vetë presidenti amerikan Barak Obama, i cili do të mbajë fjalën e lamtumirës në meshën e funeralit në Boston.

Advertisement