Sipas raportimeve të mediave maqedonase, dy zyrtarët kanë rënë dakort se procesi i zgjidhjes së kontestit kërkon një përforcim të atmosferës së mirëbesimit të ndërsjellë. Gjithashtu, Ivanov ka shprehur ndjeshmërinë që ka Shkupi zyrtar ndaj kërkesave të bëra nga shefi i diplomacisë greke Dimitris Droucas në Nju Jork, për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të arrihet zgjidhja. Dy liderët nuk kanë caktuar afate për zgjidhjen e kësaj cështjeje, por kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.