Paneta, shefi në largim i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës, CIA, do zëvendësojë në detyrën e re, Robert Gejtsin, i cili do të dalë në pension më 30 Qershor, ndërsa do të zëvendësohet në detyrën e shefit të CIA-s, nga Gjenerali Dejvid Petreus, komandanti aktual i forcave ndërkombëtare në Afganistan. Votimi me të gjitha 100 votat pro në Senatin amerikan, u bë të Martën, një ditë para se Presidenti Obama t`i drejtohet vendit duke folur për planin e tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani. Paneta ka thënë se ai përkrah tërheqjen e një numri të rëndësishëm të trupave nga Afganistani, duke nisur nga muaji Korrik.


