SHBA | OSBE përkrah Shqipërinë në rrugën e integrimit

Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, u takua në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier. Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se z. Zannier e vlerësoi të suksesshëm procesin e fundit zgjedhor në Shqipëri dhe rotacionin politik në vend. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vlerësoi qëndrimin konstruktiv të Shqipërisë në raport me fqinjët dhe inkurajoi Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së. Ministri Bushati e falënderoi z. Zannier për mbështetjen që ka dhënë OSBE-ja në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe vlerësoi rolin e saj si tepër të rëndësishëm në lehtësimin e proceseve demokratizuese në vend.

Advertisement