Kjo ka qenë përgjigjia që zëdhënësi i Ban Ki Moon, i ka dhënë ankesës së Serbisë në lidhje me praninë e zyrtarëve kosovarë gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme. “Secili pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme mund të ftojë këdo, duke u lejuar atyre një dhomë të veçantë për takime. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë të pranishëm në sallë të shtunën gjatë fjalimit të kryeministrit Sali Berisha me ftesë të delegacionit shqiptar dhe jo të Sekretariatit të Përgjithshëm”, u ka thënë Bernard Varma mediave serbe. Ky shpjegim i Varmës vjen, pasi Serbia kishte dërguar një notë-protestë në OKB në lidhje me praninë e delegacionit kosovar.