SHBA – OBSH shpall pandeminë e gripit të derrave

Një vendim i tillë do të thotë se virusi i gripit të derrave po përhapet me shpejtësi të madhe në të paktën 2 rajone të botës ndërsa numri i të sëmurëve sa vjen dhe rritet, në vende të tilla si Britania e Madhe, Australia, Japonia dhe Kili. Virusi H1N1, fillimisht u shfaq në Meksikë në muajin prill të këtij viti dhe prej kësaj kohe është përhapur në 74 vende të ndryshme. Sipas burimeve zyrtare, raportohen 28 mijë raste infektimi në mbarë botën dhe 141 të vdekur, ndërsa shifrat sa vijnë dhe rriten cdo ditë. Kjo është pandemija e parë pas rreth 40 vjetësh. E fundit ishte me gripin e Hong Kongut në vitin 1968, që i mori jetën rreth një milion personave. Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thonë se pandemia aktuale është dhe shkakton sëmundje të lehtë në pjesën më të madhe të njerëzve. Një prej faktorëve që shtyu Organizatën ta rrisë nivelin e pandemisë në 6-të, që është edhe më e larta, është fakti se virusi vecanërisht në hemisferën jugore po ia kalon edhe gripeve sezonale.

Advertisement