SHBA – Obama viziton Meksikën

Obama do të marrë pjesë edhe në takimin e Amerikave, që do të zhvillohet ne Trinidad e Tobago nga 17-19 prill. Ai do të flasë për luftën kundër trafikut të drogës, një temë kyc në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Meksikës, në një kohë kur fqinji jugor i Amerikës po përballet me një valë vrasjesh të lidhura me kartelet e drogës. Autoritetet në të dyja anët e kufirit bëjnë fajtorë grupet e drogës për rritjet e akteve të dhunës. Qeveria amerikane ka shprehur mbështetjen për presidentin meksikan Calderon, në përpjekjet për ndalimin e trafikantëve.

Advertisement