Obama tha të premten se komisionet ushtarake janë të përshtatshme për gjykimin e armiqve që shkelin ligjet e luftës nëse këto komisione strukturoren dhe administrohen si duhet. Presidenti tha se sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates do të njoftojë Kongresin rreth një numri ndryshimesh në rregullat e gjyqeve ushtarake. Obama tha se ndryshimet përfshijnë mospërdorimin si provë të deklaratave që janë nxjerrë nga personat e paraburgosur me metoda mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese të marrjes në pyetje si dhe kufizimin e përdorimit të informacioneve të dëgjuara nga një person tjetër.