SHBA – Obama kërkon “pajtimin” e republikanëve dhe demokratëve

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave në këtë takim Obama ka ftuar edhe guvernatorët e rinj që dolën nga zgjedhjet e pak ditëve më parë. “Dy partitë duhet të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Nuk mund t’i kalojmë dy vitet e ardhshme duke u zënë. Duhet të jemi të sigurtë që s’do të harxhojmë paratë e taksapaguesve”, ka deklaruar Obama. Ditën e djeshme, pasi u konfirmua fitorja, një nga liderët e republikanëve i bëri thirrje presidentit Obama që të ndryshojë kursin politik dhe të tërheqë reformën “monstruoze” të shëndetësisë.

Advertisement