SHBA – Obama kërkon 83,4 miliardë dollarë për operacionet në Irak e Afganistan

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Zyrës për Buxhetin e Shtëpisë së Bardhë, Tom Gevin. Sipas njoftimeve, 75,5 miliardë dollarë do të shpenzohen për qëllime ushtarake, ndërsa rreth 7 miliardë për ndihma të jashtme. Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka thënë se kjo masë është e domosdoshme për financimin e strategjisë së re në Afganistan dhe për tërheqjen e njësive luftarake nga Iraku. Kërkesa e Obamës e con shumën e kostos së luftrave në rreth 1 trilionë dollarë.

Advertisement