SHBA – Obama heq kufizime për Kubën

Shtetasit amerikanë do të kenë po kështu mundësi t’u dërgojnë më shumë ndihma në para të afërmve të tyre në Kubë. Ishte një sinjal ndryshimi i politikave disa dekadëshe të kufizimeve me Kubën komuniste dhe një tjetër premtim fushate që Obama vendos të vërë në jetë. Qëllimi, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs, është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në këtë ishull të Karaibeve. Presidenti Obama u shpreh po kështu i gatshëm të bisedojë me liderët kubanezë, por tha se do të vazhdojë ta mbajë sidoqoftë në fuqi embargon afatgjatë, që do të hiqet vetëm kur ishulli të pësojë ndryshime demokratike. Shtetet e Bashkuara mbajnë mbi Kubën një bllokadë tregtare të vendosur që prej revolucionit komunist që solli Fidel Kastron në pushtet në 1959-tën.

Advertisement