Në përfundimin e një takimi me sekretarin e Thesarit Timothy Geithner dhe pjesëtarë të stafit të tij ekonomik mes te cilëve këshilltarët Larry Summers dhe Christina Romer, Obama deklaroi se “Ekonomia mbetet nën stres dhe administrata ka ende shumë punë për të bërë për të ndalur shkurtimin e vëndeve të punës”. Në takim u diskutuan cështje të rëndësishme si stabiliteti i sistemit financiar dhe strategjitë në mbrojtje të ambientit.