Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se Egjipti është një vend i cili në shumë aspekte përfaqëson zemrën e botës arabe. Ai tha se ky udhëtim do të jetë një mundësi që presidenti të flasë për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe botës myslimane. Zoti Gibs tha se gjatë udhëtimit të tij Presidenti Obama do të vizitojë edhe Gjermaninë dhe Francën. Obama ka premtuar se do të kërkojë marrëdhënie të reja me botën myslimane të bazuara në interesin dhe respektin e ndërsjellë.