SHBA – Obama dënon veprime te autoriteteve iraniane

Obama ka deklaruar në një konferencë për shtyp se, duket qartë që sugjerimet se Perëndimi po nxit protestat në Iran janë false. “Unë i dënoj ashpër këto veprime të padrejta dhe bashkohem me popullin amerikan në trishtimin e përbashkët për cdo të pafajshëm që humb jetën”, ka deklaruar Obama. Ai ka shtuar më tej se Shtetet e Bashkuara respektojnë sovranitetin e Republikës Islamike të Iranit dhe se nuk janë duke ndërhyrë në cështjet e brendshme të tij. “Por ne duhet të mbështesim kurajon dhe dinjitetin e popullit iranian dhe të hapemi me shoqërinë e mrekullueshme të këtij vendi”, ka shtuar Obama.

Advertisement