SHBA – Obama dënon testin bërthamor të Koresë së Veriut

Në një komunikatë Shtëpia e Bardhë deklaroi se Koreja e Veriut po sfidon komunitetin ndërkombëtar dhe se sjellja e Phenianit shton tensionet dhe minon stabilitetin në Azinë verilindore. Ndërsa po vazhdon të analizojë të dhënat rreth provës, Uashingtoni ka paralajmëruar për pasojat, nëse Koreja e Veriut do të vazhdojë me teste kërcënuese bërthamore. Sot vendi njoftoi se ka kryer me sukses një provë bërthamore.

Advertisement