Bëhet e ditur se Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton nuk ka në plan të zhvillojë një takim me Iranin në konferencën ndërkombëtare të Afganistanit që do të zhvillohet në fund të këtij muaji. Në deklaratën e Departamentit Amerikan u tha se nuk është planifikuar takim dypalësh ndërmjet delegacioneve amerikane dhe iraniane në konferencën që do të mbahet në 31 mars.