“Objektivi im në krye të qeverisë izraelite është të siguroj një paqe të përhershme me palestinezët dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”, është shprehur Netanjahu nga Uashingtoni ku u takua edhe me presidentin Obama. Më tej Netanjahu ka ftuar presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas për rinisje të bisedimeve duke premtuar edhe “tolerime të mëdha”.