Kjo marrëveshje pritet të zëvendësojë Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike të vitit 1991 dhe ndërkohë konsiderohet si pjesë e përpjekjeve të Moskës dhe Washingtonit për një fillim të ri në marrëdhëniet mes tyre. “Takimi i parë zyrtar lidhur me këtë çështje do të zhvillohet më datë 24 prill në Romë”, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko.