SHBA – Në mbështetje të ndërtimit të dy shteteve në Lindjen e Mesme

George Mitchell, i dërguari special amerikan, ka saktësuar se Abu Mazen dhe Netanyahu janë dakord që bisedimet të mund të përmbyllen në një vit. Mitchell ka shtuar gjithashtu se duhet të vazhdohet moratoriumi mbi kolonitë hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor për të avancuar negociatat. “Objektivi është krijimi i dy shteteve të pavarura njëri pranë tjetrit për të pasur dy shtete dhe dy popuj”, ka saktësuar George Mitchell.

Advertisement