Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton në një videokonferencë me kryeministrin palestinez Salam Fayyad. Zonja Clinton tha se, pavarësisht ngërcit është ende e mundur që të arrihet një rezultat pozitiv në bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme. “Por plani i Izraelit për të vijuar ndërtimet në Bregun Perëndimor është kundërproduktiv”, ka vijuar ajo. Clinton ka shtuar se fondi është një përpjekje për të mbështetur buxhetin e Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.
Next article
RELATED ARTICLES


