SHBA – Ndërron jetë mbreti i muzikës pop Majkëll Xhekson

Xhekson mbërriti në spital “pa frymëmarrje”, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar nuk dhanë rezulltat. Bashkëpunëtorët e Majkëll Xheksonit thanë se shkak i atakut në zemër mund të ketë qenë ngarkesa e madhe fizike dhe psiqike kohët e fundit për koncertin e madh që do të rikthente në skenë mbretin e muzikës Pop. Ylli i muzikës pop do t’i nënshtrohet një autopsie, për të vertetuar plotësisht shkakun e vdekjes se tij, edhe pse dihet se Xhekson ka patur probleme me zemrën si dhe mjaft komplikacione të tjera shëndetësore. Legjenda e Pop që nuk kishte pasur koncert për 12 vjet me radhë, po përgatitej për një koncert në Londër nga mesi i korrikut. Këngëtari kishte pësuar infarktin kardiak pak kohë para se mjekët të arrinin në shtëpinë e tij. Sapo mbërritën ai nuk merrte frymë. Fillimisht gati të gjitha mediat amerikane pohuan se Jackson është në koma, ndërsa LA Times, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit ku këngëtari është shtruar, pohoi pak pas mesnate se ai tashmë kishte vdekur. Miliona fansa në gjithë botën kanë nderuar Majkëll Xhekson, duke dalë në rrugë me lule dhe duke kënduar këngët e tij. Vetëm para spitalit të Los Anxhelos qindra fansa përjetuan me dhimbje lajmin e hidhur. Këngëtarët më të mëdhenj të botës, si Madona, Celine Dion, P.Diddy, Cher etj kanë vlerësuar lart Majkëll Xhekson si një nga këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Advertisement