SHBA – Ndermjetes ne Siri per shqyrtim ceshtjesh dypaleshe

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë shumë shpejt dy ndërmjetës në Siri, deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë vizitës së parë në Lindjen e Mesme. “Do të dërgojmë një përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe një tjetër të Shtëpisë së Bardhë për të shqyrtuar me Sirinë disa çështje dypalëshe”, deklaroi Klinton në Jerusalem. Ajo theksoi se dy zyrtarët do të bisedonin me autoritetet siriane për një “numër çështjesh” në interes të të dy vendeve.

Advertisement