Lajmi është bërë me dije nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit mbi parashikimet ekonomike, ku thuhet se nafta do të jetë këtë vit më e stabilizuar se një vit më parë. Nga ana tjetër, ky raport parashikon që të ketë një stabilizim të kuotimeve të arit të zi, duke shtuar se çmimet e produkteve të tjera nuk pritet që të rriten më shumë se 3 për qind gjatë këtij viti. Ndërkohë, gjatë kësaj jave, çmimi i naftës pësoi rritje në tregjet financiare botërore, duke u kuotuar me 79.6 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 2 dollarë kundrejt javës së kaluar.