SHBA – Madoff shpallet fajtor dhe pranon akuzat e ngritura ndaj tij

Bernard Madoff eshte veteshpallur fajtor per te njembedhjete akuzat e ngritura ndaj tij ne aferen mashtruese prej 60 miliarde dollaresh ne Wall Street duke rrezikuar keshtu te denohet me plot 150 vjet burg. Financieri e beri publik qendrimin e tij gjate seances gjyqesore te zhvilluar dje ne Manhatan te New York. Te pranishem ne seance ishin edhe disa biznesmene te mashtruar nga Madoff. Gjate procesit, gjykatesi i dha fjalen financierit amerikan per te treguar mekanizmat e mashtrimit qe coi dem kursimet e mijera pensionisteve, biznesmeneve te vegjel dhe yjeve te Hollivudit. Pas sqarimeve, gjyqtari Denny Chin i ka mohuar financierit mundesine per zgjatjen e arrestit shtepiak duke e cuar ate ne burg.
Advertisement