“Vendimi për të ndërtuar 1600 shtëpi të reja në Jeruzalemin Lindor nuk është i duhuri. Shtetet e Bashkuara dënojnë vendimin e marrë ditën e martë prej qeverisë izraelite”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs. Vendimi u kritikua më parë edhe prej zëvendëspresidentit Xho Bajden, që ndodhet për një vizitë në Izrael. Ai u shpreh se ky vendim nuk ndihmon në rifillimin e bisedimeve për paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.